Shtrenjtohet nafta për 2 centë, këto janë çmimet maksimale të lejuara për sot - NACIONALE

Shtrenjtohet nafta për 2 centë, këto janë çmimet maksimale të lejuara për sot

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.75 euro për litër, që paraqet rritje prej 2 centësh krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro për litër, pa ndryshime nga dita e kaluar. Gazi do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.61 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Lajme të ngjashme