Shtrenjtohen çmimet e disa linjave të autobusëve ndërurban - NACIONALE

Shtrenjtohen çmimet e disa linjave të autobusëve ndërurban

7 orë më parë

nga NACIONALE

Çmimet e biletave të autobusëve ndërurbanë në Kosovë kanë nisur të rriten, me disa kompani që kanë shtrenjtuar tarifat gjatë vitit, raportoi Buletini Ekonomik.

Armend Tours ka rritur nga 5 në 6 euro biletën për linjën Gjakovë–Prishtinë–Gjakovë, duke përmendur rritjen e derivateve dhe kostove operative.

Rritje janë raportuar edhe në linja të tjera. Në mars, Prishtinë–Rahovec u shtrenjtua nga 3.50 në 4 euro, ndërsa Prishtinë–Mitrovicë nga 1.50 në 2 euro.

Lajme të ngjashme