Shteti nënshkruan marrëveshje me hoxhën: Mbi 100 shtëpi shteti, mbi 100 Halil Kastrati - NACIONALE

Shteti nënshkruan marrëveshje me hoxhën: Mbi 100 shtëpi shteti, mbi 100 Halil Kastrati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshje me hoxhën Halil Kastrati, i cili drejton Shoqatën Jetimat e Ballkanit.

Sipas marrëveshjes mbi 100 shtëpi do të ndërtojë shteti e mbi 100 Halil Kastrati me shoqatën e tij. Këto shtëpi do të ndërtohen në komunat Leposaviç, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok e Zveçan

E plotë:

Mbi 200 shtëpi të reja në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës

Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata 'Jetimat e Ballkanit', në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre.

Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata "Jetimat e Ballkanit", si fillim për një jetë e re për këto familje.

Lajme të ngjashme