Shteti në aksion kundër hurmave, ndalon shitjen e 49 mijë paketimeve - NACIONALE

Shteti në aksion kundër hurmave, ndalon shitjen e 49 mijë paketimeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nxjerrur një vendim, përmes sëcilit ndalon shitjen e 49 mijë paketimeve të hurmave.

Në postimin në Facebook, MINT ka treguar edhe arsyen se pse e ka bërë një gjë të tillë.

“Gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, realizon çdo ditë, në disa subjekte ekonomike të inspektuara, është hasur në parregullësi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve.

Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti.” – shkruhet në postim.

Lajme të ngjashme