Shtëpia e Xhafer Devës ende në gjendje të rëndë, të pastrehët shfrytëzojnë hapësirat e saj - NACIONALE

Shtëpia e Xhafer Devës ende në gjendje të rëndë, të pastrehët shfrytëzojnë hapësirat e saj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Plani për renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë ka mbetur projekt vetëm në letër.

Në këtë shtëpi po gjejnë vend për të fjetur të pastrehët që po i shfrytëzojnë hapësirat e saj.

Historianët kanë bërë thirrje thirrje që kjo shtëpi të renovohet, e të mos mbetet peng i kundërshtimeve për figurën e Xhafer Devës. A e kanë ndër mend të nisin renovimin nuk po tregojnë nga Ministria e Kulturës, raporton Tv Dukagjini.

Planet për renovim shtëpisë së Xhafer Devës, kishin shqetësuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të cilin e kishte konsideruar një bashkëpunotër të nazistëve gjermanë, çka kishte bërë që UNDP dhe zyra e BE-së në Kosovë të tërhiqeshin nga projekti.

Se a kanë ndërruar qëndrim nuk janë përgjigjur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Kulturës kur është pyetur se a do ta vazhdojnë renovimin.

I shqetësuar më këtë qasje është politologu Nexhmedin Spahiu, që kritikon Ministrinë e Kulturës për mungesë të qasjes së duhur në raport më këtë problem.

“Edhe ata të cilët nuk e konsiderojnë figurë pozitive (Xhafer Devën) po e thonë se shtëpia e Xhafer Devës duhet të rindërtohet. Përkundër kësaj renovimi nuk po ndodhë….Si duhet ka të interesuar që kjo të mos restaurohet për shkak që Ministria e Kulturës nuk po vazhdon punimet. Nuk e di përse nuk ka asnjë arsye që kjo të pengohet”, është shprehur Spahiu.

Ka gati një dekadë që “Shtëpia e Xhafer Devës” figuron në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, në Ministrinë e Kulturës. Xhafer Deva ishte kryetar i Mitrovicës, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në vitin 1956, Deva migroi në SHBA, ku jetoi deri në fund të jetës.

Lajme të ngjashme