Shtëllunga të mëdha tymi në Dardani të Prishtinës
Tym i madh dhe i zi shihet duke dal në lagjen Dardania në Prishtinë.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar video ku shihet se tymi ka mbuluar një pjesë të lagjes Dardania.
Mirëpo, ende nuk dihet se çfarë kanë ndodhur në këtë pjesë dhe pse është shkaktuar zjarri.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.