“Shtatshe e ke”: Enver Hoxhaj e noton ministren Nagavci në "shenjë respekti"
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet në lidhje me çështjen e teksteve shkollore.
Në fjalën e tij, Hoxhaj, që është edhe profesor universitar në UP, e ka notuar ministren e MASHTI-t Arbërie Nagavci me notën shtatë.
“Zakonisht kam respekt për ata që janë në pozitën që kam qenë një kohë, si shenjë respekti ministrja e ka shtatshe. E ka shtatshe prej meje si profesor universiteti. Shtatshe e ki, në rregull jemi. Pak është a? Duhet me rrit pak.” – tha Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.