Shtatë ushtarë të Kosovës pritet të dërgohen në një mision në Ishujt Falklands - NACIONALE

Shtatë ushtarë të Kosovës pritet të dërgohen në një mision në Ishujt Falklands

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike të mbajtur të martën mbrëma, ka marrë vendim që t’ia propozojë Kuvendit të Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Sipas këtij propozimi, FSK-ja do të marrë pjesë në operacionin në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands, territor britanik që gjendet afër Argjentinës.

Në këtë mision pritet të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së për të qëndruar tre vjet, me mundësi vazhdimi.

Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands. Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklandës dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar më Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mundë të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme