Shtatë të vrarë pas bombardimeve të fundit në Donetsk - NACIONALE

Shtatë të vrarë pas bombardimeve të fundit në Donetsk

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyra e prokurorit rajonal në Donetsk, ka njoftuar se si rezultat i bombardimeve të forta nga forcat ruse në qytetin Bakhmut kanë mbetur të vdekur të paktën shtatë persona.

Sipas prokurorisë, edhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga minat dhe predhat.

Kujtojmë se, ofensiva e Moskës në Ukrainën lindore është duke ecur me një ritëm të ngadaltë, dhe aktualisht forcat ruse janë duke luftuar për ë fituar terren në rajonin e Donetskut rreth Bakhmutit.

Ukraina ka akuzuar gjithashtu Rusinë për goditjen e objektivave civile duke përdorur raketa tokë-ajër Uragan.

“Predhat e pushtuesve goditën dyqanet, shtëpitë private dhe ndërtesat e larta”, tha zyra e prokurorit, duke shtuar se, “aktualisht po konstatohen të dhëna të plota për të vdekurit dhe të plagosurit, si dhe për numrin e shtëpive të shkatërruara”.

Lajme të ngjashme