Shtatë raste të falsifikimit të parave në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, janë raportuar 7 raste të falsifikimit të parave.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan dhe Prizren.
Në Prishtinë, raportohet për katër raste të falsifikimit të parave. Monedhat e falsifikuara janë duke u hetuar.
“Prishtinë 13.12.2022 – 09:01. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga disa klientë janë deponuar 462 € (monedha metalike) të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.Prishtinë, 13.12.2022 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.Prishtinë, 13.12.2022 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.Prishtinë 13.12.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy femra kanë paguar në furrë me një kartëmonedhë 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti është incuar dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Edhe në Lipjan, zyrtarja e një banke ka raportuar se një klient ka deponuar një shumë prej 50 eurosh, që dyshohet se janë false.
“Lipjan 13.12.2022 – 12:01. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
I njëjti rast kishte ndodhur edhe në Prizren. Zyrtarja e bankës kishte raportuar se një klient ka deponuar 50 euro false.
“Prizren 10.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
