Mori pensionin e burrit edhe pas vdekjes së tij, arrestohet gjakovarja
Është arrestuar një femër në Gjakovë nën dyshimin se e njëjta kishtë përfituar nga Departamenti i Administratës Pensional të Kosovës.
Sipas raportit të policisë, e dyshuara nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj, ndërkohë që ka vazhduar të përfitojë nga Departamenti i Administratës Pensional të Kosovës.
“Gjakovë 30.11.2022 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensional të Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
