Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Raste janë regjistruar në qytete të ndryshme të Kosovës.
Këto janë të gjitha të dhënat nga Policia e Kosovës për këto raste:
DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 18.12.2023-00:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Milloshevë 17.12.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
SULM & DHUNË NË FAMILJE
Kaçanik 18.12.2023-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR&DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 18.12.2023, 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, vëllain e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 18.12.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Vushtrri 17.12.2023-15:00. Me 18.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, vëllai i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.