SHSKUK: 89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga Covid-19
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se 89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Më poshtë gjeni raportin sipas klinikave:
Klinika Infektive, 27 pacientë; Mjekimi Intensiv Qendror 3 pacientë; Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë; Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë; Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje; Spitali i Gjakovës, 11 pacientë; Spitali i Pejës, 14 pacientë; Spitali i Gjilanit, 14 pacientë; dhe Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.