Shqiptarët për Amerikën: Mbështetja për Kosovën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes - NACIONALE

Shqiptarët për Amerikën: Mbështetja për Kosovën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka përshëndetur autorizimin e Departamentit të Shtetit për Kongresin që të eksportojë artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën, me vlerë mbi 14 milionë dollarë.

Përmes një reagimi, kjo organizatë ka vlerësuar se ky veprim është mesazh i qartë i besimit të ShBA-së në shtetin e Kosovës.

Sipas kësaj organizate, ky është një tjetër dëshmi e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Njoftimi se Departamenti amerikan i Shtetit, ka proceduar në Kongresin amerikan lejen për eksportimin e artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën në vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh, është mesazh i qartë besimi ndaj shtetit tonë dhe institucioneve të sigurisë. Përcjellja për shqyrtim në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshmon seriozitetin institucional dhe mbështetjen bipartizane që gëzon Kosova në Ëashington. Nga Humvee, ASV, dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e FSK-së në ushtri profesionale e të denjë për NATO, SHBA-të kanë qenë gjithmonë më Kosovën në momentet vendimtare”, është thënë në reagimin e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme