Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës - NACIONALE

Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, u prit në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani.

Spiropali vlerësoi angazhimin e Osmanit në forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë, veçanërisht SHBA-në dhe vendet e BE-së.

“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës”, shkroi ajo.

Sipas saj, pas heqjes së masave kufizuese, “është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat”.

Ajo theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë vizitës, Spiropali u takua edhe me Glauk Konjufcën dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme