Shqipëria pret sonte Anglinë
Pasi ka siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën Play-Off të Kampionatit Botëror, Shqipëria mbrëmjen e sotme pret Anglinë në “Air Albania”.
Me tri pikët e marrë në Andorrë pas fitores 0:1, kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë ritmin kundër anglezëve, në një takim që nis në orën 18:00.
Para sfidës me Andorrën, më 11 tetor, Shqipëria regjistroi një triumf historik 0:1 ndaj Serbisë në “Duboçica”, me golin vendimtar të Rey Manajt.