Shqipëria përformon në Eurovision, ndër këngët më të pëlqyera deri më tani
Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmë finalen e dytë të Eurovizionit në skenën e Liverpool-it.
Më këngën e tyre “Duje”, ata morën shumë duartrokitje dhe brohorima, ndërsa përformanca ishte përgatitur në çdo detaj.
Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 përformanca në total.
Në momentin kur Albina dhe familja e saj përfunduan përformancën, faqja zyrtare e Eurovision Song Contest ka publikuar një pjesë të këngës në Facebook.
Në këtë postim kënga “Duje” mori menjëherë shumë pëlqime dhe shpërndarje.
Për 20 minuta Albina dhe familja Kelmendi morën mbi 4 mijë e 200 reagime në faqen zyrtare të Eurovisionit, kështu duke lënë pas edhe shumë postime të tjera që janë publikuar minuta më parë se ajo.
Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.
