Shqipëria në epërsi, Rey Manaj shënon gol spektakolar kundër Serbisë - NACIONALE

Shqipëria në epërsi, Rey Manaj shënon gol spektakolar kundër Serbisë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Serbisë falë një goditjeje të jashtëzakonshme nga Rey Manaj, në minutat e fundit të pjesës së parë.

Pas një aksioni të ndërlikuar në zonën serbe, topi u devijua dhe u kthye në këmbët e Manajt.

Pa u menduar dy herë, sulmuesi shqiptar lëshoi një goditje të fuqishme e precize që u ndal vetëm në këndin e djathtë të portës së mbrojtur nga Djordje Petroviq, i cili mbeti pa asnjë shans reagimi.

Lajme të ngjashme