Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin, Rama: Ambasadori e stafi të largohen brenda 24 orëve - NACIONALE

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin, Rama: Ambasadori e stafi të largohen brenda 24 orëve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ka marrë vendim për ndërprerje të marrëdhënieve me Iranin.

Ai ka treguar se vendimi ka ardhur pasi është vërtetuar se ky shtet qëndron parapa sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare, që kanë ndodhur me 15 korrik.

Rama ka treguar se vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë.

“Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë per rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin për gjetjen e agresorëve. Në bashkëpunim me agjensi të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnje hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, po një agresion shtetëror”, ka thënë Rama.

Ai ka bërë me dije se për vendimin janë informua edhe aleatët.

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë. Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshirë edhe atë të sigurisë”, ka thënë Rama.

Më 15 korrik Shqipëria është bërë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

Lajme të ngjashme