Shqipëria mban zi për tri herë kryeministrin, Fatos Nano - NACIONALE

Shqipëria mban zi për tri herë kryeministrin, Fatos Nano

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur të dielën, më 2 nëntor 2025, ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në nder të figurës së tij, homazhet publike dhe shtetërore do të zhvillohen po të dielën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, sipas programit zyrtar: 08:30 – 11:00: Homazhe publike, 11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderime nga personalitetet, ndërkaq në 12:05: Ceremonia e lamtumirëse.

Gjatë ditës së zisë, flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmë shtize në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore, ndërsa RTSH do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonisë shtetërore.

Lajme të ngjashme