Shqipëria lëshon në hapësirë dy satelitët e parë në dhjetor të këtij viti - NACIONALE

Shqipëria lëshon në hapësirë dy satelitët e parë në dhjetor të këtij viti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në javën e parë të dhjetorit, do të jenë në funksion dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Rama në Facebook ka bërë të ditur se këta dy satelitë do ta monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme