Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria ka hequr testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kështu raportohet nga mediat në Shqipëri, ku thuhet se shqiptarët nga këto vende, nuk e kanë më detyrim provimin e Gjuhës Shqipe për të marrë shtetësinë shqiptare.

“Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shtetasit e huaj në shtetet e të cilave gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.” – raportohet se thuhet në vendim.

Ndërkohë, “Tv Klan” raporton se në vitin 2023, 347 të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare.

Lajme të ngjashme