Shqipëria dhe Kazakistani heqin vizat - NACIONALE

Shqipëria dhe Kazakistani heqin vizat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar se Shqipëria dhe Kazakistani kanë hequr vizat.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se marrëveshja e nënshkruar do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve. E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme