Shqipëria blen energji elektrike me çmime shumë të shtrenjta - NACIONALE

Shqipëria blen energji elektrike me çmime shumë të shtrenjta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Çmimet e larta të energjisë në import kanë detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të rrisë prodhimin e energjisë përballë shtesës së kërkesave për konsum.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë javën e fundit energji me çmim 430 euro për megavat orë, duke arritur rekrode historike.

KESH ka shpenzuar 3.5 milionë euro në ditë për të blerë energjinë. Për të gjithë korrikun, fatura për sigurimin e energjisë kap vlerën e 50 milionë eurove.

Rezerva energjetike ka arritur 0.9 gigavat orë nga 1 gigavat që ishte 10 ditë më parë. Por, pavarësisht shtimit të prodhimit, Shqipëria nuk ka arritur që të përballojë vetë nevojën për konsum.

KESH ka blerë 50 mijë megavat orë energji javën e fundit dhe ka hapur një tjetër tender për blerjen e një sasie të ngjashme për ditët e ardhshme.

Sipas çmimeve ku po shkon tregu, fatura e energjisë elektrike për korrikun dhe gushtin pritet të arrijë në 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme