Shqipëri: Presidenti i ri betohet sot
ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn e ndajnë edhe disa orë nga betimi i tij i si president i Shqipërisë.
Ilir Meta përfundon sot mandatin e tij 5-vjeçar si president i Shqipërisë.
Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend, ndërsa më pas do të zhvillohet në Presidencë edhe ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit.
Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.