Shqipe Selimi tregon si e përjetoi Ditën e Çlirimit: Ma dhanë një automatik, ishte ndjenja më e mirë - NACIONALE

Shqipe Selimi tregon si e përjetoi Ditën e Çlirimit: Ma dhanë një automatik, ishte ndjenja më e mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtarja e UÇK-së, Shqipe Selimi ka treguar se si e kishte përjetuar Ditën e Çlirimit të Kosovës 24-vjet me parë.

Deputetja e LVV-së foli në Frontal në T7 për ngjarjet e asaj dite.

M’u dha një automatik. Ajo ishte ndjenja më e mirë. Mënyra më e mirë për t’i thënë mirë se erdhe një ushtareje të re të UÇK-së”, tha ajo.

Zonja Selimi nder tjera tha se lufta ka qenë e natyrshme.

Lufta për vendin jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë luftuar, ka qenë gjëja më e natyrshme”, tha ajo.

Gjatë emisionit ajo foli edhe për bashkëshortin e saj, ish komnadantin e UÇK-së, i cili po gjykohet në Hagë.

Me Rexhën nuk kam komunikuar për arsye se atje në Hagë po vazhdon gjykimi dhe sot ka pasur seancë gjyqësore. Dhe kur ka seancë gjyqësore duhet të lëvizin nga paraburgimi në sallën e gjyqit”, tha ajo.

Por besoj se gjatë emisionit mund të na shikojë”, tha Shqipe Selimi.

Zonja Shqipe Selimi në luftë ishte vetëm 14- vjeçare.

Lajme të ngjashme