Shqetësuese: Disa klinika të QKUK-së kanë mungesë të sapunëve dhe çarçafëve - NACIONALE

Shqetësuese: Disa klinika të QKUK-së kanë mungesë të sapunëve dhe çarçafëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Klinikën e Kirurgjisë, dhe Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka mungesë të sapunëve dhe çarçafëve

Në lidhje me këtë ka raportuar Radio Evropa e Lirë, pasi ka qëndruar për dy ditë në këto dy klinika, duke theksuar se mungesa e higjienës rrezikon shendetin e pacientëve dhe të stafit shëndetësor.

Madje në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, pacientët detyrohen që çarçafët dhe sapunët t’i sjellin nga shtëpia.

Kur kemi ardhur këtu, krevati ka qenë pa jastëk e pa mbulesë. Na kanë thënë se duhet t’i sjellim nga shtëpia. Nuk e kemi ditur se si shkon kjo punë dhe i kemi sjellë”, tha Lule Dragusha, e cila po kujdesej për nënën e saj të shtrirë në këtë klinikë.

REL gjithashtu njofton se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përgjegjëse për inspektime të ndryshme sanitare në Kosovë, në muajin nëntor ka urdhëruar mbylljen e disa hapësirave në QKUK-së për shkak se nuk plotësonin kushtet e nëvojshme higjienike-sanitare.

“Janë mbyllur këto hapësira: Klinika e Fiziatrisë, dy dhoma të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe reparti i oftalmologjisë”, kanë deklaruar nga Inspektorati Sanitar i AUV-it.

Shërbimet e tyre janë transferuar tek klinikat tjera, derisa kushtet e kërkuara të plotësohen.

Me tej, raportohet se në disa klinika të QKUK-së ka edhe mungesë të ujit të ngrohtë dhe të mjeteve për higjienë personale, gjë që nga ekspertët konsiderohet si rrezik për shëndetin.

Lajme të ngjashme