“Shpreson se dështimi do të jetë shpëtimi”, Nitaj i AAK-së: Kurti krejt shpresat i ka varur tek presidenti i Serbisë - NACIONALE

“Shpreson se dështimi do të jetë shpëtimi”, Nitaj i AAK-së: Kurti krejt shpresat i ka varur tek presidenti i Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar raportimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend rreth dialogut me Serbinë.

Ai ka kritikuar ashpër sjelljen e shefit të qeverisë në raport me deputetët, duke thënë se për 6-7 orë debat për Asociacionin nuk e ka thënë asnjë fjalë për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Nitaj ka shkruar se kryeministri Kurti krejt shpresat i ka mbështetur tek presidenti i Serbisë.

Sipas tij, Kurti mendon se presidenti serb nuk do ta pranon draft-statutin.

Dhe e ka pranuar marrëveshjen dhe nuk e ka pranuar. Dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe për këtë punë vendos Gjykata. Dhe u ka dhënë fjalën pesë emisarëve se nuk do t’i bëjë publike detajet dhe ka 6-7 orë që flet për Asociacionin në institucionin më të lartë në vend dhe nuk e thotë asnjë fjalë për përmbajtjen. Edhe thotë se Asociacionin e ka trashëguar nga marrëveshja e vitit 2013-2015 edhe thotë se Asociacioni që e ka pranuar vet, është tjetër nga ai i vitit 2013-2015 edhe është shumë më i mirë! E ka ofruar nënshkrimin e tij, por thotë se nuk e ka pranuar, sepse Serbia nuk e do Asociacionin”, ka shkruar ai, duke treguar se cka do të thotë kjo.

Dmth Kryeministri krejt shpresat i ka mbështetur tek presidenti i Serbisë, se mos ai do t’i bije pishman për marrëveshje dhe të thotë, “A ju kam thënë se nuk e kam pranuar”! Dmth shpreson se dështimi do të jetë shpërtimi! Sot e pashë që Kryeministri është në hall të madh dhe për fat të keq opozita po ia bën edhe më të madh këtë hall, madje edhe ata, partitë të cilëve me kohë janë pajtuar me Asociacionin. Por fajin më të madh e ka vet kryeministri, sepse fjalë të madhe ka shti peng! Kaq u kuptua, që është në hall të madh!”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të ngjashme