Shpërthimi në veri, publikohen emrat e dy personave që mbetën të lënduar - NACIONALE

Shpërthimi në veri, publikohen emrat e dy personave që mbetën të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së hënës pas një shpërthimi me bombë në Mitrovicë të Veriut.

Gazeta Sinjali ka publikuar emrat e tyre, për të cilët thotë se janë Nikola Viçintijeviq 33-vjeçar dhe Dejan Vukomanoviq 37-vjeçar.

Ndërkohë, sipas raportimeve të deritanishme, rasti nuk besohet të ketë pasur lidhje me çështje etnike.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se rasti dyshohet të jetë për vepra të tjera.

Njëri prej tyre, sipas Elshanit ka qenë i plagosur edhe në një rast tjetër, vitin e kaluar.

“Nuk kemi arsye të besojmë se ky rast ka lidhje me çështje etnike. Kjo çështje nuk është politike, mund të jetë për qërim hesapesh apo vepra të tjera. Jemi duke hetuar tashmë disa pista. Njëri nga të lënduarit ka qenë i plagosur në një rast tjetër vitin e kaluar, pra është i njohur.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Nacionale sot ka qëndruar në veri ku ka ndodhur rasti, dhe më vonë, pritet të publikohet një video me detajet e fundit prej atje.

Lajme të ngjashme