Shpërthimi në veri, Hovenier: I tronditur thellë, autorët të dalin para drejtësisë - NACIONALE

Shpërthimi në veri, Hovenier: I tronditur thellë, autorët të dalin para drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas shpërthimit me bombë në Mitrovicën e Veriut. Hovenier u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryjenë hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë.

Me anë të një shkrimi në platformën X, Hovenier ka thënë se është tronditur nga shpërthimi në veri të vendit.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të ngjashme