Shpërthimi në Stamboll: Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrin emergjent - NACIONALE

Shpërthimi në Stamboll: Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrin emergjent

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Ankara e ka publikuar numrin emergjent, për të gjithë kosovarët që mund të kenë nevojë pas shpërthimit të fundit në Stamboll.

Në një postim në facebook, ambasada ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

KOMUNIKATA:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shprehë ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit i cili ndodhi sot në Stamboll, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.

Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

+90 (531) 105 63 91

Lajme të ngjashme