Shpërthimi në restortin e skive në Zvicër: Dhjetëra të vdekur
Dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur në resortin e famshëm në Zvicër, Crans-Montana.
Kështu ka konfirmuar edhe Policia, kurse shumë të tjerë janë të lënduar.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas orës lokale në barin Le Constellation dhe shkaku nuk dihet ende, raporton BBC .
Në një deklaratë për mediat, policia konfirmoi se shpërthimi ndodhi ndërsa në bar po zhvilloheshin festimet e Vitit të Ri.
Kryeprokurori i shtetit i kantonit Valais konfirmoi se ka nisur një hetim për shkakun e zjarrit. Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Cyrihu po ndihmon autoritetet kantonale në hetim, dhe një pjesë e procedurës lidhet edhe me identifikimin e personave të vdekur.