Shpërthimi në ishullin britanik, tre të vrarë e dhjetëra të zhdukur - NACIONALE

Shpërthimi në ishullin britanik, tre të vrarë e dhjetëra të zhdukur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Policia e Jersey, ka njoftuar se pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në ishullin Channel, kanë mbetur të vrarë të paktën tre persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë të zhdukur.

Në një konferencë shtypi, shefi i ishullit bashkë me kreun e shërbimeve të zjarrfikësve, policisë dhe ambulancës ka konfirmuar se rreth 12 persona ende besohet të jenë të zhdukur.

Vdekja e personave është konfirmuar edhe nga kryeministrja Kristina Moore, e cila njoftoi se operacioni i kërkim-shpëtimit për të gjetur më shumë njerëz është ende duke u zhvilluar.

Ajo shtoi se rasti, ishte një "tragjedi e paimagjinueshme" për ishullin Channel.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës dhe që atëherë zjarri është shuar. Po ashtu është konfirmuar se shërbimet zjarrfikëse ishin thirrur ditën e premte, para shpërthimit pasi banorët kishin raportuar erën e gazit.

Ndërsa shkaku i shpërthimit nuk është bërë ende i ditur, është njoftuar se hetimet po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme