Shpërthim në një shtëpi në Klinë, një person i vdekur - NACIONALE

Shpërthim në një shtëpi në Klinë, një person i vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë rreth orës 22:21, ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi në Klinë. Si pasojë e kësaj, në brendi është gjetur një person pa shenja jeta.

Në raportin e Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”

Lajme të ngjashme