Shpërthim në një ishull britanik afër Francës, një i vdekur e disa të zhdukur
Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në ishullin Jersey, afër Francës, tha policia të shtunën.
“Tragjikisht, kemi një fatalitet të konfirmuar”- tha Robin Smith-i, komandant i Policisë së Jersey-t.
Ai tha se një ndërtesë trekatëshe është shembur plotësisht dhe se një operacion i kërkim-shpëtimit ka filluar për të gjetur rreth dhjetë persona të zhdukur. Zyrtari policor tha se skena është shumë e rrezikshme.
Smith-i shtoi se zjarrfikësit janë ftuar për të shkuar në pronën ku ndodhi shpërthimi të premten në mbrëmje para shpërthimit, pasi banorët kishin raportuar se kanë nuhatur erë gazi.
Jersey është pjesë e varur e Kurorës Britanike me sisteme të veta financiare e ligjore. Në të banojnë mbi 100 mijë njerëz, raporton agjencia “Reuters”, përcjell Nacionale.
Ndërtesa ku ndodhi shpërthimi, është afër limanit në kryeqytetin St. Helier.