Shpërthim në një dyqan në Pejë - NACIONALE

Shpërthim në një dyqan në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Pejë ka raportuar se në dyqanin e tij është hedhur një mjet shpërthyes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Selman Lajqi”, të enjten rreth orës 2:00.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në dyqanin e tij. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme