“Shpërthen” Ramabaja, e quan Escobarin “Grenell” e Hotin “adoleshent të përjetshëm politik” - NACIONALE

“Shpërthen” Ramabaja, e quan Escobarin “Grenell” e Hotin “adoleshent të përjetshëm politik”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, që për dallim nga Gent Carrabregu, ka qef të quhet profesor, ka shkruar një status. Aty z. Ramabaja ka komentuar dy figura, njëri amerikan, tjetri kosovar.

Aktivisti i VV-së, i vetëquajtur profesor, ka shkruar për Gabriel Escobarin, të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, dhe Avdullah Hotin, deputet i LDK-së.

Duke komentuar takimin e këtyre dyve, z. Ramabaja e ka cilësuar “Grenell” z. Escobarin, ndërsa Hotin e quajti “adoleshent të përjetshëm politik”.

“Rikthimi tek Grenelli [alias Eskobari] tani ka elementet e një komedie që ngritet mbi sfondin e një tragjedie të trishtë. Natyrisht këtë nuk e kupton dot një adoloshent i përjetshëm politik.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme