“Shpërthen” gëzimi i Avdylit: Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e GUXO-s
Dje partia “GUXO” mblodhi strukturat dhe anëtarët e saj në një mbledhje në një hotel në periferi të Prishtinës.
Haxhi Avdyli, deputet i GUXO-s, është shprehur shumë entuziast në profilin e tij në Facebook, ku ka shpërndarë disa fotografi nga kjo mbledhje.
Sipas tij, salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e GUXO-s.
“Mbrëmë, salla e madhe e Hotel Emerald ishte e vogël për zënë të gjithë simpatizantët e dashamirët e Partisë #GUXO.
Mobilizimi i Guximtarëve veq sa ka filluar.
Ne jemi gati që rezultatet e ndryshimit pozitiv për vendin ti ruajmë e ti rrisim
E ardhmja ju takon atyre që guxojnë!
E ne do punojmë që ardhmja e Kosovës të jetë edhe më e ndritshme dhe në duar të sigurta.” – ka shkruar Haxhiu.