Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, dy persona të lënduar
Rreth orës 23:00, një shpërthim ka ndodhur në një lokal në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, duke shkaktuar lëndime ndaj dy personave.
Sipas zëdhënëses së Policisë Flora Ahmeti, shkak i shpërthimit dyshohet se ka qenë një bombolë gazi, ndërsa zyrtarët policorë janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
"Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në nformacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes", tha për Nacionalen Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.