‘Shpërthëkohet’ Hetemi, dalin fotografi të reja të tij, duket edhe i lodhur
Me një çehre e cila duket bukur shumë...e lodhur, Lulzim Hetemi është parë në... fotografi, sërish. Zëvendës Ministri i Administrit Pushteti Lokal, që emrin e mban për Arbër Vokrri, dhe i cili tërë entuziazmin e tij e ka të investuar në postime në Facebook duke pirë kafe në Leposaviq, thuajse si Ameriko Vespuqi me të zbuluar Amerikën, e ka publikuar Hetemin e vetëngunjuar në komunë në rrjetet e tij sociale.
Pa e marrë seriozisht atë çfarë ka shkruar Vokrri në delir e sipër, Hetemi shihet të ketë ‘shpërthëkuar’ këmishën dhe përvjelur krahët, teksa në çehre i vërehet moskontakti me dritën e diellit dhe ecja jashtë në botë – duke qenë i ngunjuar që nga fundi i majit në objektin komunal; e nga ku s’del, sepse – siç ka shpjeguar entuziasti Vokrri – KFOR’i s’e lë të futet përsëri brenda.