Shpërthejnë protestat anti-ShBA në Afganistan - NACIONALE

Shpërthejnë protestat anti-ShBA në Afganistan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qindra afganë mbajtën pankarta anti-amerikane të premten në protesta kundër sulmit të ShBA-së me dron, me të cilin Uashingtoni ka thënë se është vrarë udhëheqësi i grupit Al-Qaeda, Ayman al-Zawhairi.

Protestat filluan një ditë pasi talibanët thanë se qeveria e tyre nuk kishte informuara se Zaëahiri kishte hyrë dhe po jetonte në kryeqytetin Kabul dhe i paralajmëruan Shtetet e Bashkuara që të mos përsëritin më sulme në territorin afgan.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale shihen protestues në të paktën shtatë provinca afgane duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej “Joe Biden, ndalo së gënjyeri” dhe “Amerika është gënjeshtare”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Zawahiri u vra të dielën me një raketë të hedhur nga droni përderisa qëndronte në ballkonin e një shtëpie në Kabul.

Lajme të ngjashme