Shpërndahen tekste falas në diasporë, Rama: Gjuha shqipe në tryezën e gjuhëve të BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka nisur shpërndarjen e teksteve falas në 15 shtete të diasporës.
Ai shtoi se krijimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian.
“Ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtete të diasporës për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, ku këtë vit përveç niveleve I dhe II, nis edhe shpërndarja e nivelit të tretë të teksteve, duke ofruar një paketë të plotë për nxënësit, ndërsa puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian, në vendin që i takon ndër shekuj”, tha ai.