Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve, BQK: 46 për qind u shpenzuan në Shqipëri - NACIONALE

Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve, BQK: 46 për qind u shpenzuan në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në raportin e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023, ka bërë të ditur se janë rritur shpenzimet e kosovarëve jashtë vendit.

Sipas raportit, shërbimet e udhëtimit vetëm gjatë muajit qershor kanë arritur në 141.3 milionë euro.

“Shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro). Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.” – thuhet në raport.

Tutje, aty bëhet e ditur se 46 për qind e shpenzimeve të kosovarëve në muajin qershor janë bërë në Shqipëri.

“Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.” - thuhet në raport.

Lajme të ngjashme