Shpallja e REL-it “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia, Stano: Një tjetër sulm ndaj lirisë së medias
Në një postim të fundit në Twitter, Peter Stano, zëdhënësi për punët e jashtme të Bashkimit Evropian, kritikoi vendimin e qeverisë ruse për ta shpallur Radio Evropën e Lirë si një "organizatë e padëshirueshme".
Postimi i Stano-s nënvizoi qëndrimin e BE-së se vendimin e sheh si një sulm tjetër ndaj lirisë së medias, shprehjes dhe aksesit të qytetarëve në burime të ndryshme informacioni.
Stano theksoi se veprimi i Rusisë për ta cilësuar Radio Evropën e Lirës si të padëshirueshme është pjesë e një përpjekje më të gjerë që synon të shtypë zërat kritikë brenda vendit.
"Rusia: BE-ja dënon vendimin për ta shpallur RFERL-në "të padëshirueshme" një sulm tjetër ndaj lirisë së medias, shprehjes dhe aksesit të qytetarëve në informacionin pluralist. Rusia duhet të shfuqizojë legjislacionin e saj për "të padëshiruarit" dhe "agjentët e huaj" që përdoren për shtypjen dhe heshtin zërat kritikë.", ka thënë ai.
Russia:🇪🇺condemns the decision to declare @RFERL “undesirable” 👉yet another attack on freedom of media, expression & access of citizens to pluralistic information.🇷🇺should repeal its legislation on “undesirables” & “foreign agents” used for repression & silencing critical voices https://t.co/hpFIh30Pyp
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) February 21, 2024