Shpallet konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore - NACIONALE

Shpallet konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim për të shpallur konkurs për 47 gjyqtarë për gjykatat themelore.

Përmes një njoftimi për medie, KGJK-ja ka treguar se ky vendim është ndërmarr në takimin e 309-të.

Sipas njoftimi, ëshët treguar se pesë prej këtyre pozitave janë të rezervuara për gjyqtarë nga komuniteti serb.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për dyzet e shtatë (47) pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, prej të cilave pesë (5) pozita janë të rezervuara për gjyqtarë nga komuniteti serb. Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve si dhe Komisionin për rishqyrtimin e ankesave të gjyqtarëve në gjykatat themelore. Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu, në këtë takim anëtarët kanë emërua edhe dy gjyqtar të rinj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka emëruar dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Komerciale. Anëtarët e Këshillit, në bazë të raportit të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtar, kanë emëruar Vera Gashi – Bala, gjyqtare në Gjykatën Themelore Prizren, dega në Suharekë, në pozitën gjyqtare në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale si dhe Arben Toska, gjyqtar në Gjykatën Themelore Ferizaj, dega në Kaçanik, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale. Mandati i gjyqtarëve fillon nga data 1 qershor 2023”, është thënë në një njoftim tjetër të KGJK-së.

Lajme të ngjashme