Shkupi triumfon bindshëm në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve
Shkupi ka fituar si nikoqir bindshëm sfidën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Lincolnin me rezultat 3:0.
Goli i parë i epërsisë erdhi në minutën e 11-të me Danfa. Ende pa u rrumbullaksuar gjysmë orë lojë, respektivisht në minutën e 29-të, Shkupi dyfishoi rezultatin me Adetunji.
Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i skuadrës së Shkupit. Anipse, në minutën e 54-t+, Margvelashvili pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, sa për ta lënë Shkupin me një lojtar më pak në minutat e mbetura. Mirëpo, orvatjet për ta gjetur golin e sigurisë, të tretin në ndeshje, rezultuan të suksesshme. Tetë minuta më vonë, ishte një autogol i Chipolina ai që regjistroi shifrat e rezultatit në 3:0.
Me këtë epilog përfundoi edhe ndeshja.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik, me fillim në ora 18:00.