Shkullaku për grevën e mësimdhënësve: Bojkot dhe shantazh i pastër ndaj qeverisë - NACIONALE

Shkullaku për grevën e mësimdhënësve: Bojkot dhe shantazh i pastër ndaj qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti, Armand Shkullaku, ka folur rreth grevës së në sektorin e arsimit në Kosovë, ku veprimet sindikaliste të SBAShK-ut i ka quajtur “bojkot dhe shantazh ndaj qeverisë”.

“Sigurisht si parti e majtë, Albini normal që do të ishte një parti që do të ishte më afër sindikatës si trupa të ndërmjetme mes qytetarit edhe pushtetit, por tek rasti i sindikatave mendoj se kemi problem serioz, duke i lënë më një anë këto emocionet; po i lënë pa bukë tani që po vjen dimri, një mësues nuk qon dot bombonin nxënësve, një tjetër është në pension, pra, duke lënë me një anë pjesën emocionale, unë nuk di rast që mësuesit të bëjnë grevë një muaj, kjo nuk është më grevë, kjo është bojkot, kjo nuk është më presion ndaj qeverisë, kjo është shantazh. Ju nuk mund të rrinë një muaj shkollat e mbyllura, nuk ndodhë, Ose 100 euro, ose nuk hapim shkollat, ky është shantazh i pastër, imagjino ta bëjnë shtresa të ndryshme të shoqërisë këtë”, tha Shkullaku në Klan Kosova.

Kujtojmë që për shkak të grevës në muajin shtator, qeveria e nuk i ka proceduar pagat për mësimdhënësit.

Lajme të ngjashme