Shkrimi skandaloz i Ulajt, reagon Mehmetajt: Je i pakurrizor, i vjedh pacientët - NACIONALE

Shkrimi skandaloz i Ulajt, reagon Mehmetajt: Je i pakurrizor, i vjedh pacientët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lirim Mehmetaj, analist, i ka reaguar Jusuf Ulajt, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i cili pa përmendur emrat ka sulmuar gazetarët të cilët dyshohet se janë duke u hetuar e përcjellur nga ana e AKI-së.

Mehmetaj ka bërë një reagim të ashpër, duke e quajtur Ulajn “pakurrizor”.

Mehmetaj ka akuzuar Ulajn për “hajni dhe vjedhje të pacientëve”.

“Ti o i ashtuquajtur mjek je aq i pa kurrizor saqë për të mbajtur strehën e pushtetit e riprodhon gjuhë e tyre duke mohuar faktin e keqpërdorimit eklatant për qëllime të ndyta partiake.

Popull i dashur, ky është veç një mjek hajn që vjedh pacientët e tij, duke u përshkruar ilaçe të caktuara në marrëveshje me kompani farmaceutike.

Pra, i detyron pacientët të blejnë vetëm tableta të caktuara, për të marrë përqindjen e tij më pas nga kompania” – ka shkruar Mehmetajt.

Lajme të ngjashme