Shkoza: Ky pushtet i ka kritikuar të kaluarit për shifrat në ekonomi, të njejtën levë janë duke e përdorur
Avokati Armend Shkoza, përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka kritikuar qasjen e qeverisië dhe kryeministrit Kurti konkretisht kur flet për rritjen ekonomike dhe shtimin e të punësuarve në Kosovë.
Shkoza mendon se ekonomia vlerësohet në bazë të fuqisë konsumuese të qytetarëve dhe jo në bazë të formalizimit të punësimeve.
“Vlerësimi ekonomik duhet bërë në kuptim të fuqisë konsumuese të qytetarëve. Formalizimi i punësimeve mund të jetë trend i të hyrave buxhetore, por kjo domosdoshmërisht nuk përkthehet në ekonomi reale’, ka shkruar Shkoza.
Avokati, ka thënë me tej se pushteti aktual i ka kritikuar pushtetet e kaluara për qasje të tillë të përmendjes së rritjes ekonomike, dhe sipas tij të njejtën po e bëjnë tani në pushtet.
“Janë pikërisht këta njerzë që janë në pushtet që i kanë kritikuar pushtetet të tjera se kur kanë folë për cifrat e punësimeve dhe ngritjes ekonomike, se rritja e tillë numerike është ekonomi financiare dhe nuk e pasqyron ekonominë reale. Tash, të njëjtën levë janë duke e përdorur ata”, ka shkruar Shkoza.
“Shumë mirë që janë formalizuar shumë vende të punës sepse kjo tregon luftë ndaj informalitetit fiskal. Mirëpo a flet kjo domosdoshmërisht për rehabilitim të tregut të punës dhe ekonominë, padyshim që jo”, përfundon Shkoza.