Shkon në mbi 6.100 numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme të qershorit në Venezuelë - NACIONALE

Shkon në mbi 6.100 numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme të qershorit në Venezuelë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që e goditën Venezuelën në qershor ka shkuar në 6.125, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.

Gati 61 mijë njerëz kanë shkuar në spitale, sipas të dhënave që zyrtari i lartë i publikoi në rrjetin “Telegram”, ku shtohet se 16,5 për qind e mbetjeve që janë krijuar pas tërmeteve janë larguar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, e cila mbështetet nga homologu amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur reagimin qeveritar mes kritikave se personeli ushtarak dhe zyrtarë të tjerë kishin arritur vonë në zonat e prekura dhe kanë bërë pak për t’i ndihmuar viktimat e tërmeteve, përfshirë njerëzit që mbetën të ngujuar nën rrënoja.

Lajme të ngjashme